Ku janë ata qe u shkarkuan nga Vettingu? Duke nisur qe nga ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shumica e tyre kane veshur tunikën e avokatit.
Kreu i dhomës kombëtare të avokatisë, parashikon për Top Channel se nga janari i 2021 , avokatia do jetë destinacioni i të gjithë të larguarve nga drejtësia, përderisa ish gjyqtarë dhe ish prokurorë të të gjitha niveleve gjatë kohës që mbanin këto detyra, kishin marrë edhe licencën e avokatit.
Por teksa askujt që e ka marrë licencën përpara se të shkarkohej nga detyra , nuk mund ti mohohet e drejta për tu qenë avokat, ndalesat do jenë për dy kategori të tjera.
Në të gjithë vendin kanë marrë licencën e avokatit 11 mijë e 100 persona , por vetëm 1600 prej tyre e ushtrojnë këtë profesion.