osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

10 vite nga ndërhyrja në “Kolumbin” e Berishës, Lazarat! Drejtuesi i operacionit ish Drejtori i Policisë Artan Didi nxjerr për herë të parë fakte “bombastike”!

10 vite nga ndërhyrja në “Kolumbin” e Berishës, Lazarat! Drejtuesi i operacionit ish Drejtori i Policisë Artan Didi nxjerr për herë të parë fakte “bombastike”!

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Diti që organizoi operacionin, ka nxjerr për herë të parë detaje “bombastike”, gjatë një rrëfimi ekskluziv për gazetën “SOT”.

Në qershor të vitit 2014, 1 vit pasi kishte ardhur në pushtet, qeveria “Rama” vendosi të ndërhyjë në Lazarat, fshatin që ishte simboli i kultivimit të drogës në gjithë vendin. Aksioni përfshiu rreth 1 mijë forca policore dhe drejtohej nga Artan Didi, asokohe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe tanimë një ikonë e uniformave blu.

Për më shumë se një javë, forcat e policisë kryen kontrolle në gjithë shtëpitë e fshatit duke realizuar kapjen e një sasie rekord droge. Më 16 qershor të këtij muaji janë mbushur plot dhjetë vite nga ky megaoperacioni, falë të cilit ra “republikës së drogës” në Lazarat. Por çfarë ndodhi asokohe dhe si u bë e mundur që të ndërhyhej në zonën më kriminale e të rrezikshme të vendit.

Këto dhe të tjera detaje, i zbulon zoti Didi, i cili gjatë reagimi për gazetën “SOT”, zbulon se u sekuestrua disa ton kanabis sativa, si dhe qindra armë e municione të llojeve të ndryshëm. Po ashtu, gjatë reagimit për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, kryepolici Didi flet edhe për një politikan që doli kundër, duke lënë të nënkuptohet se ai është ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa zbulon edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithashtu tregon detaje nga biseda me një amerikan. Aksioni në Lazarat në vitin 2014 u cilësua si një nga më të suksesshmit, duke i dhënë fund paligjshmërisë që vijonte që prej 20 vitesh në këtë zonë. Guardia Di Finanza Italia në raportet e saj vlerësonte se nga ky fshat çdo vit prodhohej droge që në treg arrinte vlerën e miliarda eurove. Më poshtë gazeta po pasqyron reagimin e plotë të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Diti.

Ja rrëfimi i plotë i Artan Ditit për gazetën “SOT”

Hyrja e policisë në Lazarat mëngjesin e 16 Qershorit 2014

Ishte mëngjesi i 16 Qershorit 2014 kur filloi operacioni policor ne fshatin Lazarat. Nisi ashtu,pa buje, pa rrjedhur informacioni tek gazetaret, pa njoftuar instance te tjera qe nuk kishin kompetenca operacionale. U zhvillua për 8 dite dhe netë te gjata, te ngarkuara me rrezik jete për forcat e policisë, sidomos ato speciale dhe te ndërhyrjes se shpejte, që ishin në balle të operacionit.

Ditë dhe netë të mbushura me stresin e përgjegjësisë për realizimin me sukses dhe pa dëme, sidomos ne njerëz, pasi do të shfrytëzohej nga palët e interesuara, të cilat ishin jo te pakta, për ta denigruar ketë operacion. Me shqetësimin e pandërprere te zbatimit te ligjit, te vlerësimit drejt te situatave dhe drejtimit te orientuar ne realizimin e objektivit strategjik, duke u ruajtur prej intrigave dhe sabotimeve qe shfaqeshin ne forma te ndryshme. Por ishin 8 dite kur policia u ndje krenare, 8 dite ku vetëmohimi personal dhe uniteti kolektiv, centralizmi komandues dhe iniciativa personale u shkrinë se bashku.

Në ato 8 dite, shpresa se shteti do e fitojë luftën me krimin u ndje anembanë vendit dhe na përcillej përditë ne përmjet mesazheve te njerëzve te thjeshte, te njohurve dhe familjareve. Ishte hera e pare kur police dhe oficere shprehnin dëshirën për te marre pjese ne operacion. Përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile ne Gjirokastër dhe nga zona te tjera na kontaktonin dhe ofronin përkrahjen e tyre dhe ndihme me ujë, ushqime, automjete e pajisje të ndryshme. Një gjë e ngjashme na ka ndodhur kur hymë në Vlorë në Gusht 1997.

Skepticizmi i mediave

Media ne ditët e para ishte skeptike, dyshuese dhe provokuese. Me kujtohet që një prej tyre me makine u fut vjedhurazi ne mes te fshatit duke krijuar një incident te rrezikshëm, i cili mund tu kushtonte jetën gazetarit dhe punonjësve te policisë. Makina e tyre u dogj dhe gazetari desh u mor peng. Fale organizimit te studiuar, ku përveç forcave te angazhuara në veprimet e ndërhyrjes sipas zonave përreth fshatit , ishin parashikuar forca rezerve dhe grupe te ndërhyrjes emergjente, u desh ndërhyrja e grupeve të emergjencës qe bënë të mundur të shpëtonin gazetarët, duke rrezikuar veten e tyre.

Një ditë më pas organizuan një “kurth” edhe për mua ne rruge. Ndërkohe qe ndaluam makinën për tu furnizuar me karburant, u afruan disa makina te disa medieve me nenën e një prej te arrestuarve te policisë, duke u munduar te shfrytëzonin dhimbjen legjitime te nenës për djalin, për te me vene ne pozite te vështire mua, si drejtues operacioni, dhe forcat policore, duke treguar se po përdoreshin masa represive. Por, edhe ky incident kaloi me mirëkuptimin e nenës. Ndoshta ketë orientim kishin marre edhe ata nga shefat e tyre. Por, me kohe gazetaret u familjarizuan dhe solidarizuan me frymën e përgjithshme te forcave policore dhe filluan te mbështesin sinqerisht misionin fisnik te tyre dhe te raportonin realisht fare ndodhte ne terren. Ne atë teatër te madh veprimesh operacionale gazetarët dhe reporterët kishin mundësi te ndiqnin veprimet policore, te gjendeshin edhe vete nen rrezikun e plumbave dhe predhave te arsenalit te madh të armeve që përdoreshin nga grupi kriminal, brenda fshatit.

Ndaj ishin ne gjendje te vlerësonin vështirësitë nen te cilin forcat e policisë realizonin detyrat operacionale me profesionalizëm dhe përkushtim. Gjatë ditëve të operacionit ata u bënë dëshmitarë të përkrahjes nga komuniteti i zonës përreth, te opinioneve pozitive qe vinin nga gjithë Shqipëria. Në transmetimet live nga terreni ata edhe vete, për herë të parë ndesheshin me realitetin e situatës në fshat, të pa trukuar nga palët e interesit. Për herë të parë u ndeshen me infrastrukture moderne te industrisë se përpunimit te kanabisit, fara kanabisi, fidanë kanabisi, vaj kanabisi, presa për paketim, gërshëre profesionale për krasitje, peshore, laboratore etj.

Statistikat e tregojnë ketë realitet : – “gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundur të realizojnë asgjësimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej 71.087 ton kanabis sativa. Janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe janë sekuestruar dhe 53 kg e 750 gram lëndë e dyshuar narkotike e përpunuar e njohur si “çokollatë”, si dhe 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi.

Janë sekuestruar 13 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë e pajisje të tjera që shërbenin për përpunimin e bimëve narkotike kanabis sativa. Janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 për përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit.”. Për herë të parë ata u ndeshën me atë arsenal armësh dhe municioni që ndodhej në dispozicion të grupeve kriminale në atë fshat, konstatuan vullnetin e tyre për ti përdorur këto armë kundër policisë dhe përjetuan realisht rrezikun nga përdorimi i tyre së bashku me forcat policore ne terren. Statistikat tregojnë: -” janë sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh, ku bien në sy rreth 424 armë zjarri automatikë e pushkë, janë sekuestruar gjithashtu dhe snajper, mitralozë, granatahedhës, mortaja e armë të tjera të rënda. Janë sekuestruar sasi të konsiderueshme municioni, me një numër të konsiderueshëm prej: 240 109 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 1258 kallëpe tritol, sasi të mëdha granata, predha granatahedhësi e murtaje etj.”.

Pasqyrimi i operacionit

Gazetarët në terren u bënë dëshmitarë te veprimeve operacionale që synonin të evitonin në maksimum përdorimin e armëve të zjarrit dhe të evitonin rastet kur rrezikohej jeta e banorëve të fshatit. Ndaj, në kronikat e tyre ata filluan të tregojnë çfarë ndodhte realisht ne terren, pa truke gazetareske, duke ndikuar edhe tek fshataret e Lazaratit, ne distancimin e tyre nga grupi kriminal, duke informuar drejt opinionin qytetar, i cili na mbështeti pa rezerva, si dhe duke ndikuar ne mbështetjen e gjerë që politika i dha këtij operacioni, pasi në fillim ishte ngurruese dhe po bënte llogaritë se kujt do ja lëmë fajin po doli “vajzë”.

Dhe kjo mbështetje e medies ishte një faktor i rëndësishëm në realizimin me sukses dhe pa viktima të këtij operacioni. Çfarë solidariteti dhe mbështetje, e paharruar! Çfarë pasioni ne sytë e policëve! Çfarë respekti dhe vlerësimi për ta nga njerëzit e thjeshtë! Përgëzime te fryra nga politika, mburrje pompoze, por te ftohta. U thanë fjale të mëdha, “Steka është ngritur shumë lartë”, që në atë kohë e mora për vlerësim, por mund të ishte edhe paralajmërim si p.sh. “shiko se po merr kot!” .

Tani, pas 10 vitesh, nuk jam i sigurt ne çfarë kuptimi është thënë. Megjithatë, qeveria dhe politika përgjithësisht u bënë pjesë e suksesit dhe e meritonin. Pasi Policia e Shtetit, në atë kohë synonte të zbatonte programin politik të qeverise.

Dhe ai operacion përmblidhte vërtetë thelbin e programit të qeverisë për rendin dhe sigurinë publike, duke provuar para popullit se kjo qeveri ndryshonte nga paraardhësja e saj: 1. Lufta kundër kultivimit të kanabisit, për ta hequr Shqipërinë nga harta e vendeve të origjinës për prodhimin dhe shitjen e kanabisit; dhe 2. Të vendosnim autoritetin shtetëror dhe zbatimin e ligjit në çdo centimetër katror të territorit të Republikës së Shqipërisë. Por, të jemi të qartë, e realizoi Policia e Shtetit e asaj periudhe!

Kundërshtitë

Pati dhe disa qejfprishur. Shtrohet pyetja, për fare arsye? Ne atë kohe na u tha se jemi te shqetësuar se mos dëmtohet ndonjë banor i pafajshëm. Shqetësim legjitim! Por, ndërkohe, ata banorë ishin lëne për rreth 18 vite pa mbështetjen e policisë dhe ne mëshirën e grupeve kriminale! Më pas edhe këta u bashkuan me frymën e përgjithshme të vlerësimit të këtij operacioni. Vetëm një njeri u tërbua kur nisi operacioni dhe, më pas, prej rezultateve të këtij operacioni. Dhe, çuditërisht, jo nga Lazarati.

Edhe familjarët e te arrestuarve nga policia, me te cilën u takova ne zonën e operacionit, ishin me të përmbajtur, duke kuptuar që ishte shkelur ligji, se sa ky njeri. Ai u shpërfytyrua, akuzoi policinë për dhune dhe terror dhe beri thirrje te “mbrohej populli I Lazaratit”, nga kush? Nuk është e nevojshme ti përmend emrin. E njohin te gjithë Shqiptaret. Te njëjtën gjë beri ky njeri edhe ne Shtator 1998, kur grupi kriminal ne Lazarat hapi zjarr kundër forcave te RENEA-s qe po ngjiteshin ne fshat për kontroll, duke plagosur 4 punonjës te forcave speciale dhe u dëmtuar disa te tjerë. Ne atë kohe ata qe goditen me arme policinë u cilësuan trima dhe heronj.

Te njëjtën gjë beri ky njeri, ne vitin 2004, kur u qellua helikopteri i Interforcës qe fluturoi mbi Lazarat, nga disa persona Brenda fshatit. Ndërkohe, qe ai vete bënte listën se kushdo te lejohej te futej ne fshat e kush jo nga toka, ndërsa për shkeljen e hapësirës ajrore nuk kishte menduar. Janë mbushur 10 vite nga ai operacion që u mendua, në atë kohë, se ishte një nga dallëndyshet që do sillte pranverën në Shqipëri. Nisi ashtu pa buje, pa deklarata te “renda”, “drithëruese”, madje pa ndonjë emër të veçantë, që është traditë në raste të ngjashme. Te jepte përshtypjen si një operacion spontan, për te bere shou-n e radhës.

Por, spontan ishte vetëm shkaku ligjor qe do te legjitimonte ndërhyrjen. Ai shkak ligjor do mbronte veprimet policore nga kritikat dhe ndërhyrjet e grupeve te interesit dhe politikes, të cilët kishin interesa në këtë zonë, politike dhe financiare. Ky shkak ligjor na jepte favorin e fillimit të veprimeve në kushtet e flagrancës, duke eliminuar komunikimet me struktura te tjera për konsulta dhe bashkëveprim, te paktën për fazën e pare, duke na siguruar fshehtësinë e ndërhyrjes dhe befasinë, jo vetëm ndaj grupeve kriminale në fshat por, siç e thashë me larte, edhe ndaj grupeve te interesit, duke i venë përballe faktit të kryer.

Kriminalizimi i Lazaratit

Ai shkak dihej se do vinte, po te njohësh sjelljen arrogante qe mbizotëronte tek pjesëtarët e grupeve kriminale, te cilët kishin fituar me arme por, edhe me para, te drejta ekstra territorialiteti. Madje, ishin njohur edhe si pale ushtruese e pushtetit ne zone nga shume funksionare shtetërore. Presidenti I Republikës jo vetëm u takua me disa prej tyre, por edhe ndërhynte për te falur dënimet e dhëna, për kryerje te veprave te renda penale, si goditja me arme zjarri e forcave te policisë dhe tentative vrasje e punonjësve te policisë. Deputete te parlamentit shkonin në takime në fshat për “bisedime ”, për ti kthyer ne rrugën e ligjit si dhe për “fushate elektorale” ne Lazarat, te shoqëruar nga persona te cilët kishin marre me pare aprovimin tek këto grupe. Lazarati nuk ishte thjesht nje fshat qe mbillte kanabis.

Jo. Lazarati ishte nje fshat i militarizuar, një zone e lire për personat me rrezikshmëri te theksuar kriminale dhe persona ne kërkim, zone e lire për veprimtarinë kriminale mbjelljes, përpunimit dhe shitjes se kanabisit dhe tregtimit të drogërave të tjera, magazinë për depozitimin e mallrave kontrabande etj. Jo me kot shume prej personave ne fshat kishin lidhje me politikane dhe biznesmenë te ndryshëm. Ne periudha te caktuara ne atë fshat hynin me dhjetëra punëtore qe merreshin me përpunimin e kanabisit për ta dërguar ne treg. Këto ishin veprimtari nuk mund ti realizosh fshehurazi.

Policia e Gjirokastrës nuk kishte si te mos i dinte, por ajo ishte familjarizuar me to. Për të mos thënë se një numër i konsiderueshëm i punonjësve te policisë se Gjirokastrës, para vitit 2013, rezultonin te implikuar me trafikun e lendeve narkotike, sipas informacioneve te marra nga SHISH. Disa nga këto informacione i kane edhe shërbimet partnere. Lazarati ishte një rast i ngjashëm me një zone qe kontrollohet nga kartelet Meksikane.

Reagimi i Ramës

Ja çfarë thotë Z. Kryeministër në Janar 2015 në Parlament: ” Ishte e paimagjinueshme që Lazarati, mbretëria e drogës, botërisht e njohur si e tillë dhe e pranuar nga qeveria paraardhëse si një krahinë “de facto” autonome, e paregjistruar në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë, të fshihej nga harta e Europës, të fshihej nga harta e Shqipërisë dhe të fshihej nga fytyra e njollosur si s’ka më zi e vendit tonë, e shoqërisë tonë dhe e shqiptarit si i tillë, në Shqipëri apo nëpër Europë, ku Lazarati ka tërhequr më shumë gazetarë, ka tërhequr më shumë kameramanë dhe ka prodhuar më shumë kronika për Shqipërinë sesa të gjitha përpjekjet e bëra për të propaganduar “Shqipërinë 1 euro” apo për të propaganduar “Shqipërinë destinacion turistik”. Ne ketë zone nuk kishte hyre force policie qe ne vitin 1997.

Tentativa për te hyre ne Lazarat për kontroll të një maune me kafe, e forcave RENEA, ne 2 Shtator, të vitit 1998, pas informacionit te rreme te policisë se Gjirokastrës, se ne fshat nuk kishte persona te armatosur, dhe ku si rezultat i zjarrit të organizuar dhe të befasishëm të banorëve të fshatit u plagosen 4 police dhe u dëmtuan disa te tjerë, përfshire dhe komandantin e RENEA-s, ishte rasti I fundit i ndërhyrjes policore për te siguruar rendin dhe funksionimin e ligjit ne ketë fshat. Ka patur me pas disa operacione sporadike me depërtime te njësive te veçanta, te strukturave speciale, për arrestimin e personave te veçante, por këto ishin si veprime zbuluese diversioniste ne territorin armik, afrim dhe ndërhyrje ne fshehtësi, ne mjedise publike apo banesa, kap/rrëmbe dhe tërhiqu. Te gjitha këto nen përdorimin e armeve te zjarrit. Pa siguruar vendngjarje, pa siguruar prova materiale dhe, ne disa raste, ka patur edhe pasoja ne njerëz.

Ndërhyrje te tjera nga FNSH etj., janë bere ne zonën e poshtme te fshatit, pa depërtuar ne thellësi te tij si dhe pa tentuar te vendosin autoritetin policor te përhershëm ne zone. Në pozicionet e mija si Drejtor i forcave Speciale dhe ndërhyrjes se shpejte, Drejtor i rendit dhe sigurisë Publike unë e kam kundërshtuar idenë e këtyre lloj operacioneve, pasi i shihja me tepër si veprime propagandistike te shtyra nga interesa politike te momentit, te cilat ishin me kosto për policinë dhe banoret, ne zone, krijonin probleme ne fushën e ligjit procedural penal dhe ligjit për përdorimin e armeve te zjarrit dhe, ne aspektin e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, jo vetëm nuk e përmirësonin situatën ne Lazarat, por manifestonin pamundësinë e policisë për të vënë nën kontrollin e ligjit këtë zonë. Për këto qëndrime kam marrë kostot e mija.

Te gjithë këta faktorë kishin krijuar bindjen ne këto grupe se ata nuk do te goditeshin seriozisht. Ndoshta do behej ndonjë operacion shou, do shkëmbehen disa te shtëna, mund te ketë edhe ndonjë dem kolateral, por qe është i justifikuar për te garantuar vazhdimësinë e aktivitetit, i cili sipas raportit të Guardia di Financa për vitin 2013, sasi e mbjelle ishte rreth 900 ton, duke gjeneruar disa miliardë dollarë, pas shitjes. Rezultati i operacionit ndikoi drejtpërdrejt ne heqjen e Shqipërisë nga harta si vendit i origjinës për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe ndikoi në pranimin e Shqipërisë si vend kandidat ne BE.

“Ne konferencën e datës 23.09.2014 ne përfundim te afatit te zbatimit te planit te veprimit nr 301, date 06.03.2014 “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale te kultivimit te bimëve narkotike “ne prani te ambasadoreve ne vendin tone u deklarua se Shqipëria nuk është me vend origjine për prodhimin dhe shitjen e lendeve narkotike “.”

Epilogu

Ishte diku vjeshte e viti 2021, ne një bar ne Arlington, Virginia Sh.B.A., po pinim nga një birre me një shok, ne banak. Një amerikan qe ishte pranë meje, dëgjoi qe flisnim shqip dhe mu drejtua:

– shqiptar je,

– Po i thashë,- shqiptar. Jam oficer policie kontakti, ne Ambasadën Shqiptare ne Uashington D.C.

– Me behet qejfi qe je oficer policie – mu përgjigj dhe vazhdoi – unë kam qene ne Shqipëri për te bere nje film për Lazaratin. Është një fshat ne jug te Shqipërisë, ku para disa vitesh është bere një operacion i madh policor për te luftuar grupet kriminale qe kultivonin kanabis. Nuk e di,- vazhdoi,- nëse e dini.

– Operacionin e di – i thashë ,- por nuk di qe është bere ndonjë film, pasi mendoj se do te ishte me interes te me kontaktoje edhe mua.

– pse duhej t’ju kontaktonim ju? – me tha

– Po se unë kam qene organizuesi dhe drejtuesi i atij operacioni – i thashë, dhe vazhdova – Nuk e di çfarë te kane treguar për atë operacion dhe nuk do doja ta shoh atë film !?

Mbeti pa fjale dhe u kthye nga miqtë e tij, duke me përshëndetur me kokë.

” Rrno vetëm për me tregue”, ka thenë At Zef Pllumi.