1-Imagjinata është më e rëndësishme se dija. Dija është e kufizuar. Imagjinata rrethon botën.
2-Mos u përpiq të bëhesh njeriu i suksesit, por përpiqu të bëhesh njeriu i vlerave.
3-Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë kanë hasur në kundërshtime të dhunshme nga mendjet mediokre.
4-Jo çdo gjë që mund të llogaritet ka vlerë, dhe jo çdo gjë që ka vlerë mund të llogaritet.
5-Çdokush është një gjeni, por nëse e gjykon një peshk nga aftësia për t’u ngjitur në një pemë, ai do ta jetojë gjithë jetën e tij duke menduar se është budalla.
6-Gjithë fetë, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës peme.
7-Mundësitë qëndrojnë në mes të vështirësive.
8-Edukata është ajo që mbetet, pasi dikush ka harruar gjithçka që ka mësuar në shkollë.
9-Qenia njerëzore është pjesë e diçkaje më të madhe që ne e quajmë Univers.
10-Jeta është si të ngasësh një biçikletë. Për të mbajtur ekuilibrin duhet të vazhdosh të ecësh.