Retro/ Një pjesë, nga faqja e zezë e profilit amoral të derdimenit që ende është President Republike, i cili ka bërë karrierë me pabesi ndaj atyre që e besuan dhe i dhanë mundësi karriere në politikë; deri sa u bë përbindësh postesh e korrupsioni dhe skenarist e financues kërcënimesh, burgosjesh e zhdukjesh të atyre që i firmosnin vjedhjet e i bënin trafiqet…
Paçka se presidenti Ilir Meta nuk e deklaron në formularin e dekriminalizimit, rezulton se në fund të muajit gusht 1992, ai është arrestuar e mbajtur 2 ditë në birucat e policisë së Beratit, si organizator i protestës së armatosur të Uzina Ushtarake në Poliçan.
Nuk e bëri se ishte “trim”, por sepse e përdorën si “lolo”, shefat e vjetër komunistë të konvertar në socialistë, për të nxitur rebelim ndaj Sali Berishës, që kishte vetëm 5 muaj në pushtet.
Por me “lolon” e tyre Ilir Meta, ata nuk arritën të zgjeronin rebelimin as në Berat, e jo më në Lushnjë e Fier siç ishte skenari, mbasi situatën e mori në dorë SHIK me dhunë e arrestime natën.
Ilir Meta ishte një ndër të arrestuarit e mesnatës së 28 gushtit 1992 me Urdhër Nr.36/1 të Prokurorisë Berat dhe Urdhër Shoqërim-Izolimi nr. 151 të Policisë Berat.
Por duke parë panikun që e kapi deri në jargavitje e lutje, ai iu la në dorë 4 “ustallarëve” të SHIK-ut të Tiranës, të cilët e izoluan veçmas në një nga birucat e policisë së Beratit, ku ditën e parë e shtruan në dajak, ndërsa ditën e dytë i shkoi për takim Bashkim Gazidede.
Sot, presidentit Ilir Meta, po i bëjmë 10 pyetje për atë takim “paqësor” me Gazideden dhe “miqësinë e punët sekrete” që bëri me të, deri sa ai u nda nga jeta.
1. A u ke dhënë poste drejtuese në polici e ambasada kur u bëre kryeministër në vitet 1999-2002, katër shikasve që
të zhveshën lakuriq, të filmuan e të rrahën në birucën e Policisë Berat?
2. A ishte kërkesa jote, që të vinte në qeli Bashkim Gazidede, për takim si-ish kandidat-dhëndër i Dibrës dhe ai si kushëri i vjehrrit tënd Ramazan Kryemadhi?
3. Cilët ishin dy zyrtarët e lartë me emrin “Maksi”, që negociuan me Sali Berishën, për lirimin tënd dhe a ke firmosur ndonjë “copë letër” që e ka në dorë Sali Berisha?
4. A ishte pjesë e pazarit me Berishën, mos heqja e imunitetit të deputetit më 22 tetor 1992, dhe zhdukja e dosjes penale për arrestimin tuaj?
5. A i keni ofruar Sali Berishës, shërbime në favor të sundimit të tij, si garanci për të mos bërë publike videon tuaj nudo, që SHIK të ka regjstruara në birucën e Policisë së Beratit?
6. Sa herë në muaj, i raportoje Bashkim Gazidedes në vitet 1993-1995, te dhoma “VIP” në Pallatin e Kongreseve, për planet konfidencale që kryesia e PS bënte kundër Sali Berishës?
7. Çfarë roli kishe ti, për mos lirimin e Fatos Nanos nga burgu, dhe çfarë skemash bëje me Sali Berishën, për të uzurpuar postin e kryetarit të PS?
8. A keni bërë më 13 dhjetor 1996, një takim special me Bashkim Gazideden në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzuat skenarin e PS lidhur me rebelimin e vitit ‘97?
9. Sa milionë lekë keni marrë nga “VEFA” e “Gjallica” nëpërmjet SHIK, si financim për të kapur postin e kryetarit të PS para se Nano të dilte nga burgu?
10. Përveç pasurive që keni vjedhur me Sali Berishën gjatë pushtetit 2009-2013 dhe lutës aktuale kundër reformës në drejtësi e kundër SHBA, çfarë tjetër ju lidh me zonën ruso-sllave?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve, janë një pjesë nga faqja e zezë e profilit amoral, të derdimenit që ende është President Republike, i cili ka bërë karrierë me pabesi ndaj atyre që e besuan dhe e ngjitën në karrierë; deri sa u bë përbindësh postesh e korrupsioni dhe skenarist e financues kërcënimesh, burgosjesh, vrasjesh e zhdukjesh të atyre që i firmosnin vjedhjet e i bënin trafiqet./Pamfleti