Pyetjet kanë lidhje me heqjen e dekoratave, të shtetësisë dhe përzenien nga Shqipëria të Janulltosit, pas pjesëmarrjes së kishës, në sulmin ushtarak grek në Bularat, për qëndrimin e LSI ndaj deputetit Vangjel Tavo, si pjesëmarrës aktiv në këtë sulm dhe për bizneset e gurëve dhe mermerit, që bën presidenti Ilir Meta, prej 25 vitesh me Greqinë
Pas sulmit grek në Bularat, të cilin e nxitën qarqet shtetërore, politike dhe krejt Kisha Zyrtare Greke në Greqi e Shqipëri, Ralf (Rauf) Gjoni, një nga udhëheqësit e LSI, këshilltar diplomatik i Ilir Metës, kur ishte Kryetar Kuvendi dhe tani i Monika Kryemadhit, i bëri thirrje Shtetit Shqiptar, që të shpallë person “Non grata”, euro-deputeten greke Eleni Thocarus.
Bashkohemi me kërkesën e tij, që t’i ndalohet përjetësisht hyrja në Shqipëri kësaj deputeteje neonazite, e cila nxit luftë dhe kërkon derdhje gjaku, mes dy popujve, sulm ushtarak për pushtim e copëtim të vendit fqinj, siç ishte lëvizja ushtarake-fetare, që udhëhoqi në Bularat.
E nëse, “byrositi” i LSI, ish-kandidat për deputet i kësaj partie bën thjrrje të firmoset peticion, për shpalljen “Non grata”, të eurodeputetes neo-naziste greke Eleni Thocarus, do firmosim të parët, por para se “patrioti” i LSI, Ralf (Rauf) Gjoni të bëjë thirrje për këtë nismë shtetërore, kërkojmë të na jap përgjigje, për këto 10 pyetje, që kanë lidhje me qëndrimet e LSI, ndaj ngjarjes në Bularat, ku LSI është e përfshirë.
Ja 10 pyetjet, lidhur me pjesëmarrjen aktive zyrtare të LSI, me deputetin e saj grek Vangjel Tavo, në sulmin anti-shqiptar në Bularatit
A do mblidhet grupi parlamentar i LSI, për të përjashtuar deputetin grek të LSI, Vangjel Tavo, për nxitje të urrejtjes antishqiptare, copëtim të Shqipërisë dhe pjesëmarrje në sulmin grek, në Bularat?
A do të ndërrmarë LSI, nismë kushtetuese parlamentare, për heqjen e mandatit, deputetëve grekë Tavo e Dule?
A do largohet LSI, nga koalicioni me PD, për shkak se deputeti grek Vangjel Dule, i mandatuar me votat e PD për llogari të partisë anti-shqiptare greke PBDNJ, ishte nxitës dhe pjesëmarës aktiv, në sulmin grek në Bularat?
A do t’ia heq Presidenti Ilir Meta, shtetësinë shqiptare Janullatosit, për shkelje të betimit si “shqiptar”, duke marrë pjesë me progandë e financime, në sulmin grek në Bularat?
A do ta ç’dekretoj Presidenti Ilir Meta, dekretin e Ish-Presdentit Bamir Topi, për dekorimin e Anastas Janullatosit, me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, si nxitës i përdhosjes dhe djegies së Flamurit të Skënderbeut?
A do kërkojë LSI në parlament, largimin nga Shqipëria, të “Majorit” të Policisë Sekrete Greke, Anastas Gyerasimos Yanullatos?
A do ta refuzojë Predenti Ilir Meta, kandidaturën për Kryetar i KLSH, të deputetit me shtetësi e kombësi greke, Anastas Angjeli, si nxitës dhe financues i sulmit grek në Bularat?
A do ta dënojë publikisht e zyrtarisht LSI, si parti parlamentare shqiptare, sulmin shtetëror, parlamentar, ushtarak e fetar grek në Bularat?
Kur do ta dënoj publikisht e zyrtarisht LSI, aktin anti-shqiptar të ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas?
A do ta ndërpresë Presidenti dhe pronari i LSI, bzinesin e mermerit me Greqinë?/Pamfleti