Samir Nasri, futbollisti francez, u vu në qendër të një skandali në fund të vitit 2016 pasi me anë të rrjeteve sociale ftonte ndjekësit të shkonin në spitalin ku ai mori një ‘trajtim’ të veçantë dhe të bënin seks me infermieret, të cilat ishin katër motra.
Më vonë u pretendua se llogaria e tij ishte hakuar, por francezi nuk mundi t’i shpëtonte një dënimi 6 mujor të UEFA-s.
Gjithsesi kjo zhurmë e madhe në media bëri me famë 4 infermieret të cilat më pas zbuluan se kishin edhe 6 motra të tjera. Ata njihen si motrat Sodahzah. Secila prej tyre mund të jetë modele, pasi kanë një fizik dhe bukuri tejet tërheqëse. Njëra prej tyre e quajtur Shakur, së bashku me tre të tjerat punon në klinikën “Drip Doctors” në Los Anxhelos. Ato janë me origjinë egjiptiane dhe përpos skandali me Nasri-n janë bërë tashmë të famshme edhe në rrjetet sociale.