osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

10 milion dollarë nga SHBA për kokën e tij! Kush është njeriu i cili po këkon të vrasi Assad-in dhe të rrëzoi regjimin e “Asadëve”

10 milion dollarë nga SHBA për kokën e tij! Kush është njeriu i cili po  këkon të vrasi Assad-in dhe të rrëzoi regjimin e “Asadëve”

Ai është truri i ofensivës së rebelëve islamikë në Siri!

Abu Muhammad al-Jaulani, 42 vjeç, i lindur në Riad (Arabia Saudite), drejton milicinë anti-Assad, Hai’at Tahrir ash-Sham (HTS) në Siri.

Brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, ai arriti të vinte nën kontrollin e tij jo vetëm qytetin e dytë më të madh të vendit, Alepon, por edhe pjesë të mëdha të Sirisë veriperëndimore.

Një kryengritje surprizë që i sjell shumë vëmendje atij.

Kush është njeriu, të cilit i frikësohet diktatori i Sirisë, Bashar al-Assad, i konsideruar si femohues nga Shteti Islamik (IS) dhe i kërkuar nga SHBA-të me një shpërblim për kokën e tij?

Abu Muhammad al-Jaulani (al-Jaulani është emri i tij i luftës) lindi dhe u rrit në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Familja e tij vinte nga Lartësitë Golan, të cilat Izraeli i pushtoi nga Siria në 1967.

Shtëpia e prindërve të tij: nacionalistë arabë dhe anti-izraelitë.

Kur ishte adoleshent, al-Jaulani u radikalizua. Në vitin 2003, ai iu bashkua grupit terrorist al-Kaeda në Irak. Ai kaloi pesë vjet atje në burgjet e SHBA – duke përfshirë famëkeqin Abu Ghraib. Në vitin 2011, ai u kthye në Siri dhe u bë një figurë kyçe në krahun sirian të Al-Kaedës: Frontin al-Nusra.

Misioni i tij: eliminimi i Assad-it dhe rrëzimi i regjimit!

Për ta bërë këtë, ai detyroi liderin e IS, Abu Bakr al-Baghdadi, ta furnizojë me para dhe luftëtarë. Por al-Jaulani këmbëngul se ai kurrë nuk e ka mbështetur xhihadin global – Amerika dhe Evropa nuk kanë asgjë për t’u frikësuar nga luftëtarët e tij. Në vitin 2013, ai u nda me IS dhe tre vjet më vonë u nda edhe nga Al-Kaeda.

Ky qëndrim i jep atij reputacionin e të qenit më i moderuar. Por al-Jaulani ka qenë në të gjitha listat terroriste të Perëndimit për vite me radhë. Shtetet e Bashkuara ofrojnë 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tij.

Arsyeja: sulmet terroriste kundër civilëve në Siri gjatë luftës civile dhe një masakër në fshatin Druze në rajonin e Idlib në vitin 2015, të cilat i atribuohen Frontit Al-Nusra.

Al-Nusra u bashkua në aleancën HTS anti-Assad në vitin 2017. Por nuk mund të flitet për kushte demokratike në zonat që mban nën kontroll: HTS thuhet se ka torturuar të burgosurit në burgjet e saj, ka caktuar dënime me vdekje për civilët dhe ka shtypur protestat. Thuhet se al-Jaulani po bëhet gjithnjë e më autokratik.

Çfarë mund të pritet nga ky njeri nëse Assad rrëzohet?

Al-Jaulani i udhëzoi zyrtarisht luftëtarët e tij që t’i trajtonin njerëzit e Aleppos të pushtuar me “mëshirë, mirësi dhe butësi”. Qyteti ka një histori të gjatë të diversitetit kulturor dhe fetar. Shumë të krishterë jetojnë ende atje.

Është e diskutueshme nëse ai do ta mbajë këtë premtim. “Al-Jaulani mund të ketë braktisur disa nga ideologjitë e tij radikale,” tha eksperti për Sirinë, Fabrice Balanche. “Por ka më shumë gjasa që ai të fshehë qëllimet e tij të vërteta”. (BILD)