- Sa krijues jeni
Njerëzit krijues janë më të prirur të ëndërrojnë për vende të pazakontë (jo shtëpi apo punë) si dhe për pengesa në botën natyrore, si për shembull një kënetë apo një shkëmb që nuk e kalojnë dot.
2. Pikëpamjet tuaja politike
Njerëzit që e përshkruajnë veten si konservatorë janë më të prirur të shohin ëndrra realiste të përditshme, ndërkohë që liberalët shohin ëndrra më të shumëllojshme e aktive. A do të thotë kjo që liberalët janë më mendjehapur? Apo që kanë ngecur në fantazitë e tyre? Zgjidhni vetë.
3. Që keni një problem me zemrën
Njerëzit të cilët shohin shpesh ëndrra të këqia ka më shumë gjasa të vuajnë nga rrahjet e parregullta të zemrës, në krahasim me ata që nuk i shohin, sipas një studimi me të rritur. Kjo mund të jetë për shkak se problemet e zemrës mund ta bëjnë më të vështirë frymëmarrjen gjatë natës.
4. Nëse jeni duke shmangur diçka
A ëndërroni ndonjëherë sikur po ndiqeni nga një i huaj, një përbindësh i frikshëm apo një dallgë gjigante? Kjo mund të tregojë se keni frikë të përballeni me diçka në jetën tuaj. Pyesni veten se çfarë çështje, person apo emocion jeni duke përballur.
5. Sa shpejt do e merrni veten nga divorci
Njerëzit e divorcuar që shohin ëndrra më të gjata dramatike në lidhje me marrëdhënien e dikurshme, përshtaten më mirë me jetën vetëm. Endrrat mund të ndihmojnë të divorcuarit (dhe ne të tjerët) që të kalojmë traumat.
6. Si i ndiqni përgjigjet e mëdha
Të rriturit që marrin pjesë në shërbesa fetare më shpesh, mund të kujtojnë më pak ëndrra se ata që nuk i ndjekin rregullisht. Nëse nuk mbështeteni tek feja për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëdha të jetës, atëherë ëndrrat tuaja mund të shndërrohen në një burim reflektimi.
7. Që jeni shumë të dhënë pas punës
Personalitetet e Tipit A kanë prirjen të raportojnë ëndrra më të trazuara se tipat e relaksuar. Njerëzit që punojnë më shumë i vënë më tepër presion vetes, dhe ky stres mund të shfaqet në ëndrra.
8. Nëse jeni në depresion
Njerëzit në depresion fillojnë të ëndërrojnë shumë më herët se të tjerët, pothuaj 45 minuta pasi bien në gjumë, dhe jo 90 minuta sa është normalja.
9. Vdekja mund të jetë pranë
Sa më pranë që dikush është afër largimit nga kjo botë, aq më shumë gjasa ka që të shohë njerëz të dashur që kanë vdekur.
Cfarë ilacesh po merrni
Shumë ilace njihen që shkaktojnë ëndrra të këqia, si antidepresantët, antibiotikët, statinat dhe disa antihistamina. / www.bota.al