osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

1 ton kokainë e kapur në Spanjë, e lidhur drejtëpërdrejtë me klientelën e Sali Berishës, DEA e FBI amerikane i kanë vërë “syrin” Shkelzenit për drejtimin e trafikut. Nga Arjan Ndoci te Saliu, skenari

1 ton kokainë e kapur në Spanjë, e lidhur drejtëpërdrejtë me klientelën e Sali Berishës, DEA e FBI amerikane i kanë vërë “syrin” Shkelzenit për drejtimin e trafikut. Nga Arjan Ndoci te Saliu, skenari

Sali Berisha bashkë me Lulzim Bashën janë vënë në qendër të goditjes së institucioneve ligjzbatuese ndërkobëtare për 1 tonë drogë të ndaluar dhe konfiskuar dy ditë më parë në Spanjë.

DEA amerikane e antidrogës pasi ka hetuar tërë skenarin e trafikut të kokainës nga Kolumbia ka evidentuar faktin se gjurmët të çojnë tek Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha.

Njëherësh FBI e instaluar në Tiranë, në bashkëpunim dhe me qëndrën e DEA-s për rajonin në Greqi kanë evidentuar faktin se një trafik i tillë ushqen dhe biznesin e ndërtimit në Tiranë të lidhur me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Madje janë zbuluar dhe emrat e këtij trafiku, si dhe janë sqaruar paqartësisë e hedhura nga Berisha e Basha për të humbur gjurmën e krimit dhe të trafikut të drogërave të forta, përmes emrave të rremë të arrestuar në Spanjë si kokat e trafikut të kokainës.

Ndërkohë që koka e vërtetë e trafikut të kokainës kolumbiane dhe pastrimit të parave janë Berisha-Basha në Tiranë dhe ku pritet dhe të transferohen dhe hetimet e ardhshme.

Mësohet se një nga personat e arrestuar në Spanjë me rreth 1 ton kokainë rezulton me lidhje të forta në qarqet e biznesit në Tiranë dhe këtë e japin organet ligjzbatuese amerikane.

Bëhet fjalë për atë kategori biznesi të lidhur me familjet kryesore politike shqiptare dhe që janë të lidhura kryesisht me ndërtimin ku pastrohen dhe paratë e trafikut të kokainës, e konkretisht me familjen Berisha dhe Basha. Të paktën sipas informacioneve deri më tani.

Burime të Interpolit thanë për median shqiptare dhe identitetin real të njërit prej të arrestuarve që në media ka dalë me emër të ndryshuar. I arrestuari është në fakt shtetasi Arjan Ndoci.

Arjan Ndoci është vëllai i Viktor Ndocit, ndërtues i njohur në Tiranë, ortaku i Bashkim Ulajt, “delfinit” të Sali Berishës në godinën e të cilit është përqendruar zyra e ish Kryeministrit dhe i gjithë aktiviteti i tij.

Viktor Ndoci është aksioneri kryesor i qendrës tregtare “Ring” në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet.

Ndoci njihet për lidhjet me djalin e Berishës, Shkëlzenin dhe si i “përkëdheluri” i Berishës dhe Bashës, njëherësh dhe sponsor i fushatave elektorale të PD.

Një shpërblim ky për lejimin e pastrimit të parave të drogës.

Në të shkuarën është akuzuar madje se prishja e mbikalimit të Zogut të Zi, një shpërdorim milionësh i taksave të qytetarëve të Tiranës erdhi për shkak të këtyre lidhjeve dhe interesave të përbashkëta Ndoci-Berisha.

Të cilët hodhën në erë një investim të tërë thjeshtë dhe vetëm për ti hapur rrugë biznesmenit Ndoci që të pastrojë paratë në pallatet e ndërtuara përrreth Zogut të Zi.

1 ton kokainë dhe rreth 1.5 milionë euro u bllokuan pas operacionit të organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, drejtorinë e antitrafikut të Kolumbisë, dhe koordinimit me Europol.

Organizata transportonte kokainën në sasi të mëdha nga Kolumbia dhe përdornin një rrjet kriminal spanjoll. Droga transferohej me valixhe të mëdha të zeza e kamufluar si “shërbim ekskluziv transporti”.

Pesë persona janë arrestuar nga ky megaoperacion, ndër të cilët dy shqiptarë, njëri prej të cilëve është Arjan Ndoci.

Dy shtetasit shqiptarë, sipas hetuesve ishin përgjegjësi i drogës së kapur dhe personi i tij i besuar i grupit kriminal.

Gjithashtu u arrestuan dhe dy spanjollë me disa dokumente identifikimi, që kishin përsipër detyrën e marrjes grumbullimit dhe transportit të drogës.

Në Kolumbi i arrestua dhe kreu i organizatës i cili ishte arratisur nga Spanja në Kolumbi pas sekuestrimit të drogës në Spanjë.

Përveç drogës dhe parave, policia sekuestroi pesë makina luksoze, telefona, distinktiv të rremë policie dhe armë.