Sergei Skripal, i cili më datë 4 mars u helmua me agjent nervor tashmë është zgjuar nga koma dhe e ka kaluar gjendjen kritike.
Sipas mjekëve, 66-vjeçari organizmi i tij po u përgjigjet shumë mirë mjekimeve, duke përftuar një rikuperim të shpejtë. Në të njëjtën situatë – thonë mjekët, – është edhe vajza e tij Julia.
Britania akuzon qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin për tentativë vrasjeje të Skripalëve me agjent të kategorisë ushtarake, Noviçok, shkruan rel.
Ky agjent nervor fillimisht ishte krijuar në Bashkimin Sovjetik. Rusia kundërshton përfshirjen, përderisa ky rast ka rritur në mënyrë dramatike tensionet mes Moskës dhe Perëndimit.