Monika Kryemadhi ka bërë deklarim të rremë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive.
Sipas gazetarit Adriatik Doçi, ish-kryetarja e LSI-së ka marrë shërbime në një klinikë në San Marino për vite me radhë, por nuk ka paraqitur në ILDKPI asnjë faturë se sa kanë kushtuar.
“Kryemadhi mohon faturën 287 mijë euro. Nëse shërbimi nuk ka kushtuar 287 mijë euro, sa ka kushtuar? 28 mijë euro, 2.8 mijë euro? Pse nuk i ka deklaruar në ILDKPKI?
Ky është thelbi. Ditët e fundit, një burim serioz (dëshmitar okular), ka pohuar se Monika Kryemadhi ka marrë shërbime në klinikën mjekësore Domus Medica, në San Marino, Itali, prej 18 vitesh, pra që nga viti 2004 deri në vitin 2022.
Sipas burimit, shpenzimet tejkalojnë vlerën 1 milionë euro, duke përfshirë faturat e ndërhyrjeve estetike dhe të shërbimeve të tjera shëndetësore, bileta avioni, akomodim në hotele luksoze etj, gjatë dy dekadave”, shkruan gazetari Doçi.
Gazetari e mbyll denoncimin duke ironizuar.
“Nuk përjashtohet mundësia që gjatë qëndrimit në Sanmarino me para që nuk u dihet burimi, Monika të ketë hartuar kapitullin e programit të LSI për shëndetësinë në Shqipëri para zgjedhjeve parlamentare!”, thotë Doçi. / Voxnews