Nëse një asteroid do shkojë drejt tokës atëherë do të kemi vetëm dy zgjidhje: Të ndryshojmë rrugëtimin e asteroidit ose të largohemi nga toka.
Këtë frikë e kanë sjell pikërisht sot shkencëtarët e NASA në një mbledhje elitare midis astrofizikantëve në Amerikë.
Në mbledhjen që do të zgjasë tre ditë, do diskutohen mënyra se si NASA do të mund të shmangë përplasjen me një asteroid dhe se cila metodë do jetë më efektive në ndryshimin e rrugëtimit të asteroidit.
Shpërngulja e njerëzimit në një planet tjetër duket si një zgjidhje që ende nuk mund të konsiderohet si serioze por në të ardhmen mund të jetë një zgjidhje e pranueshme.
Në mbledhjen 3-ditore do të marrin pjesë më shumë se 1 mijë astrofizikantë.