Nga Bledi Mane
1./ Askush, per qamet askush as majtash e as djathtas nuk reagoi. Heret e tjera del ne konference urgjente shtypi ose PD-ja, ose PS-ja ose… qytetari digital i shkruan Saliut. Por pardje te gjithe mbyllen gojen.
Xhezair Zaganjori, kryetari ne detyre i Gjykates se Larte te Republikes mes qindra peripecive ia hodhi fazes se parë te vettingut. Xhezairi, simboli i mediokritetit te jurispudences komuniste dhe liberale, sont ngerdheshet si triumfator provizor.
Mes gjithe asaj katrahure miliardash te deklarur si pasuri personale e familjare, per çudi, organet e reja te vettingut mbyllen nje sy dhe pambukosën nje vesh.
Ndaj fajin nuk e kemi ne gazetaret qe ua sjellim shqeto hajduterite e zbuluara te ketyre nomadeve te gjykatave tona por keta lene gjurme me keq se xhepistet e linjes urbane te Kombinatit.
Xhezairi, burri i Nerimanit na paska dy djem te arsimuar ne Perendim. I madhi, ky qe shfaqet si matrioshkë ruse ne foton nr.2 , quhet Renis. Ka studiuar nga viti 2008 deri ne vitin 2013 ne universitetin prestigjoz te Londres UCL.
Si fillim, ambasada Britanike nese do te te paise me vize studentore kerkon te kesh te ngurtesuar nje shume prej 9000 paund, afersisht 13 milione leke. Per studentet ekstrakomunitare pagesa vetem per nje vit akademik eshte 17 mije paund, pra 25 milione leke. Jetesa, qeraja, transporti, ushqimet, librat, argetimet minimale per nje student ne jave shkojne 250 pound ose 1 mije paund ne muaj.
I madhi djale i Zaganjorit studioi 5 vjet bachelor e master per ekonomi e jurispudence ne kryeqytetin me te shtrenjte te kontinentit. Llogaria e thjeshte matematikore tregon se familja e tyre ka shpenzuar minimumi 200 milione leke. E mos harroni se ne te njejten kohe edhe djali i dyte i Xhezairit, Marlindi, studionte ne Gjermani.
Nuk mund te vazhdoj me gjate. Çdo gje eshte e ilustruar me foto e nese mundeni, e keni te dokumentuar edhe ne deklaratat vjetore te pasurise se Xhezair Zaganjorit.
Para se te largohem, ju lutem shikoni me vemendje foton e fundit nr.5. Zaganjori i madh, paska bere nami duke fituar miliona leke me konferenca e me shitje librash. Ketij palo burri ia hengshin mutin edhe shkrimtaret nobelistë.
Ej gica, ej çuna per pak harrova. Xhezairi punon ne shtet, kryetar gjykate. Gruaja, Nerimani punon notere. Djali i madh Renisi punon ne shtet te Agjencia e Sigurimit te Depozitave. Madje edhe matrioshka e rradhes, djali i vogel Marlindi punon ne shtet, ne Zyren e Komisionerit kunder Diskriminimeve.
E nderkohe qe shkruaja kete artikull, ne Vlore, ne oborrin e Gjykates se Apelit plasi thika dhe boksi. Po gjakoseshin dy shqiptare te pafajshem qe drejtesia shqiptare ua kishte shkerdhyer te djeshmen dhe pasi i mbarsi do u lere kopilin e vellavrasjes ne derë!