Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video nga 8 dhjetori, një takim i mbajtur sot me të rinjtë në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë duke sfiduar, kur në të njejtën orë kishte tubuar dhe Saliu studentët e foltores.
Basha shkruan se gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet dhe se secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër.
“Në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit. Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet.
Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit”- shkuan Basha.