osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nis samiti për demokracinë, kryeministri Rama online me Joe Biden. Ja çështjet e ‘nxehta’ që do të diskutohen

Nis samiti për demokracinë, kryeministri Rama online me Joe Biden. Ja çështjet e ‘nxehta’ që do të diskutohen

Samiti për demokracinë ka nisur në ditën e parë si mbledhja virtuale e më shumë se 100 vendeve, një hap i parë i në luftën kundër autoritarizmit, korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Samiti i organizuar si nismë e Presidentit të SHBA Joe Biden përballet me të njëjtat rreziqe që rrënuan përpjekjet pro-demokratike të administratave të mëparshme amerikane. Asnjëra nuk ofroi një strategji koherente, praktike ose afatgjatë të rinovimit demokratik.

Për të luftuar me të vërtetë këtë epokë të “recesionit demokratik”, siç e ka quajtur Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, në hapjen e samitit, Uashingtoni ka nevojë për një qasje të re. Në zemër të kësaj strategjie duhet të jetë llogaridhënia: kontrollet dhe balancat e pushtetit që mbrojnë nga shprehja se pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton absolutisht.

Gjatë dekadës së fundit, numri i vendeve të renditura si demokraci të plota liberale ka rënë nga 41 në 32. Më shumë se dy të tretat e popullsisë së botës jeton nën sundimin autokratik,një rritje prej 20 pikësh në një dekadë. 2021-shi përfaqëson vitin e 15-të radhazi të rënies së lirisë globale.

Sipas diskutantëve të ditës së parë të punimeve të këtij samiti një mësim i qartë nga 30 vitet e fundit, i parë kudo nga përpjekjet për të ndërtuar procese demokratike në Irak dhe Afganistan e deri te dobësimi i demokracive të pas Luftës së Ftohtë si Polonia dhe Hungaria, është se demokracitë nuk mund të qëndrojnë pa institucione, pa qeveritë e përgjegjshme, pa media të lirë, pa një gjyqësor të pavarur dhe zgjedhje të lira.

Janë këto shtylla të përgjegjësisë që po gërryejnë sipas diskutantëve aktet, sistemet dhe kulturën e mosndëshkimit. Në këtë samit është pjesmarrës pasditen e sotme krahas liderëve të tjerë të ftuar nga e gjithë bota nga Presidenti amerikan edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

JU REKOMANDOJMË