Barcelona, tashmë e drejtuar nga Xavi, është eliminuar nga Champions League, pasi është mundur 3-0 nga Bayern në Gjermani.
Një fitore për skuadrën spanjolle do t’i kualifikonte ata në fazan e ardhshme të Champions League, por gjermanët u treguan të “pamëshirshëm”, madje duke i realizuar edhe 3 gola. Skuadra e dytë e kualifikuar në këtë grup është Benfica, e cila fitoi 2-0 me Dinamon e Kievit.
Ndërkohë, Juventusi mori vendin e parë në grup pasi fitoi 1-0 me Malmo-n, duke lënë në vendin e dytë Chelsea-n, i cili barazoi 3-3 ndaj rusëve të Zenit.
Ndeshja që u prit me shumë interes këtë të mërkurë ishte Atalanta-Villarreal, e cila u shty për shkak të dëborës së madhe të rënë në Bergamo.
Fituesi nga ky takim do të ndjekë Manchester United në fazën e ardhshme të Champions. Djajtë e Kuq morën vendin e parë në grup edhe pse barazuan 1-1 me Young Boys.