osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artan Fuga: Ne jemi fshehur gjithë jetën pas maleve, jemi popull frikacak. Mos dëgjoni përralla sikur e kemi çarë historinë me shpatë në dorë

Artan Fuga: Ne jemi fshehur gjithë jetën pas maleve, jemi popull frikacak. Mos dëgjoni përralla sikur e kemi çarë historinë me shpatë në dorë

Artan Fuga thotë se shqiptarët janë një popull frikacak, që gjithmonë janë fshehur dhe janë sunduar nga më të fortët.

“Të sunduar, asnjëherë sundues!

Ne jemi popull i vogël që në histori më së shumti na kanë shtypur dhe kemi qenë të detyruar të ulim kokën.

Kuptoheni drejt këtë. E them sepse jemi nanurisur me fjalët e zyshave që në vogëli sikur e kemi çarë historinë me shpatë në dorë!

Cfarë shpate se! Ne jemi strukur nga të tjerët pas maleve deri në breg të detit, dhe poqese shtetet do të ngriheshin edhe mbi ujë, rrezik te peshqit do të kishim përfunduar.

E them jo për t’u vetëulur, por për realizëm. Albanologjia heroike ka qenë një propagandë, duhet t’i kthehemi realizmit dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë ndryshe për t’u emancipuar.

Me nostalgjinë e një historie iluzore, me emfaza propagandistike që vazhdojnë edhe sot, me patetizëm, kurrë nuk nxjerrim mësime nga historia. Kurrë nuk shohim dot ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë.

Deliri që na ysht politika na dëmton.

Ne nuk kemi njohur skllavërinë e negërve, ne nuk kemi shtypur hebrenj, ne nuk kemi bërë me njeri- tjetrin luftra të përgjakshme fetare, ne madje as kafshët nuk i kemi mbajtur në ferma të mëdha, por në oborre shtëpie e poshtë pullazesh familjare.

Nuk e kemi psikologjinë e të fortit, por kemi atë të të sunduarit. Jemi kokëulur, jo kryelartë. Lëre se ç’llomotisim në delir!

Nuk e kemi ndërgjegjen e ligjit sepse nuk dimë ta aplikojmë ligjin, por dimë ta pësojmë sido që të jetë.

Ligjit i jemi shmangur me lloj lloj marifetesh se na binte në kokë, nuk e nxirrnim ne.

Shoh nëpunës që vetëm nëpunës nuk janë, ose sillen harbutshe, si individë që kanë shkopin në dorë, ose nuk dinë të ushtrojnë pushtet, por rrukullisen në praktika absurde, që bëjnë trafik influencash, që puthin e përqafojnë e pas krahëve godasin.

Nuk e godasin të keqen sepse kanë frikë prej saj! Hëmm, po po doli ai nga burguuuuuuuu!

Jemi të squllur sepse kemi njohur jetën në klanin familjar, zëmërsqullur, dhe jo lojën në shtet!

Nga kjo përfitojnë ata që nuk na japin të drejtat që në fakt duhet t’i kërkojmë, jo si dhurata për vitin e ri.

Kush pyet se përse jemi këta që lagemi në shi, që ikim nga sytë këmbët, dhe nuk ngulim këmbët për të rrezistuar, pjesërisht ja ku e ka përgjigjen”, shkruan ai.